Pas shkurorëzimit dhe ndarjes nga e dashura, këngëtarja përfundon në spital

Pas shkurorëzimit dhe ndarjes nga e dashura, këngëtarja përfundon në spital

12 October 2019 15:06

Turbulencave në jetën e këngëtares dhe aktores Miley Cyrus nuk po u shihet dot fundit.

Pasi që disa muaj më parë e publikoi lajmin se po shkurorëzohej nga aktori Liam Hemsworth, dhe atë për shkak të blogeres Kaitlyn Carter, nga e cila në ndërkohë u nda, për t’u lidhur përsëri me një mashkull, dhe atë me një nga miqtë e saj më të mirë, Cody Simpson, tani ajo ka përfunduar në spital.

26-vjeçarja Miley u detyrua t’i nënshtrohej operacionit të heqjes së bajameve ndërsa i dashuri i saj 22-vjeçar i ofroi mbështetje brenda katër mureve të spitalit, me çfarë ajo u mburr në rrjetet sociale, shkruan KOHA Ditore.

"Papritmas ndihem shumë më mirë, i dashuri im i ëmbël erdhi të më vizitojë në spital dhe ma këndoi këngën më të ëmbël që e kishte shkruar vetëm për mua. Ajo është tepër e veçantë që vetëm veshët e mi të mund ta dëgjojnë, kështu që po e bind ta publikojë javën e ardhshme”, shkroi Miley në Instagram story, derisa Cody ishte shtrirë me të në shtrat dhe i këndon asaj, dhe ia kishte sjellë edhe një buqetë me trëndafila.

Miley gjithashtu shkroi në profilin e saj në Instagram se po përpiqet të shërohet sa më shpejt, ndërsa përveç Codyt, pranë saj është edhe nëna e saj, Tish, e cila po ia krihte flokët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme