Askush në aksidentin automobilistik të Kevin Hartit nuk kishte vendosur rrip sigurimi

Askush në aksidentin automobilistik të Kevin Hartit nuk kishte vendosur rrip sigurimi

12 October 2019 13:05

Lëndimet e rënda të shpinës të komedianit Kevin Hart mund të ishin shmangur sikur ai të kishte vendosur rrip të sigurimit, kur shoferi i automobilit të tij klasik e humbi kontrollin e automjetit.

Burimet pranë autoriteteve ligjore tregojnë për TMZ se askush në automobilin Plymouth Barracuda të vitit 1970 nuk ishte lidhur, kur shoferi Jared Black devijoi nga një rrugë kanioni afër Calabasas, California në fillim të shtatorit, shkruan KOHA Ditore.

Pas një hetimi, zyrtarët e California Highway Patrol kanë deklaruar se Barracuda u përplas pasi që Black e humbi kontrollin.

Ata insistojnë se nuk ka asnjë provë për probleme mekanike.

Por Hart nuk duket se po e fajëson shoferin e automobilit të tij të shkatërruar, të cilën ai ia bleu vetes si dhuratë për ditëlindje në fillim të këtij viti, duke i thënë TMZ-së përmes avokatit të tij, Andrew Brettler, "Nuk kam asgjë tjetër përveç dashurisë për Jared dhe i uroj atij dhe (pasagjeres) Rebecca (Broxterman) shërim të shpejtë."

Kevin i pësoi tre fraktura kurrizore në aksident dhe iu nënshtrua një operacioni serioz në shpinë, ku mjekët i kanë ngjitur tre pjesë të shtyllës kurrizore.

Jared pësoi lëndime të ngjashme si Kevini.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme