Showbiz

Fragmenti i ri për "Zombieland: Double Tap" para premierës

Descriptive Text

Horror-komedia e vitit 2009 “Zombieland” i ka mahnitur shikuesit në të gjithë botën, ndërsa dhjetë vjet më vonë ekipi gjenial është rikthyer.

Deri në premierën e “Zombieland: Double Tap” kanë mbetur shumë pak ditë, por kjo nuk e pengoi Sonyn ta publikojë edhe një fragment dhe atë triler red band, shkruan KOHA Ditore. Kasti fantastik drejtohet përsëri nga Woody Harrelson, Jesse Eisenberg, Emma Stone dhe Abigail Breslin si Tallahassee, Columbus, Wichita dhe Little Rock, ndërsa atyre u bashkohen Rosario Dawson, Zoey Deutch, Avan Jogia, Luke Wilson dhe Thomas Middleditch.

Image

Vazhdimi u shkrua nga Rhett Reese, Paul Wernick dhe Dave Callaham, ndërsa në të katërshja jonë e preferuar duhet të ballafaqohet me lloje të reja të zombieve (të cilët kanë evoluar goxha shumë që nga filmi i parë), me disa të mbijetuar të rinj, ndërsa kryesisht duhet ta durojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin. Në trilerin e ri fshihet edhe përgjigjja në pyetjen nëse Bill Murray do të jetë në vazhdim për të cilin është përfolur disa javë më parë kur regjisori përmendi se ai do të mund të shfaqej. Regjinë e bën përsëri Ruben Fleischer.

Filmi i parë shumë shpejt e fitoi statusin e kultit, dhe edhe pse fansat e donin një vazhdim, regjisori e pranoi se nuk ishte aq e thjeshtë: për shkak të kastit të shkëlqyeshëm, por edhe sepse donin të krijonin përsëri diçka të re dhe origjinale: "Të gjithë e duam shumë origjinalin. Pikërisht kjo është arsyeja se pse kishim standarde shumë të larta për një vazhdim për të cilin dëshirojmë të jetë së paku po aq i mirë sa origjinali, nëse jo edhe më i mirë”. Zombieland: Double Tap në kinema do të arrijë më 17 tetor.