Paul McCartney do t’i publikojë dy këngë të padëgjuara më parë

Paul McCartney do t’i publikojë dy këngë të padëgjuara më parë

10 October 2019 10:46

Paul McCartney e ka paralajmëruar publikimin e dy këngëve që nuk janë dëgjuar kurrë më parë.

Këngët, të titulluara "Home Tonight" dhe "In a Hurry", do të jenë në dispozicion për shkarkim digjital më 22 nëntor, ndërsa do të pasojë një disk me edicion të kufizuar 7" double A-side në Record Store Day më 29 nëntor.

Të dy këngët u regjistruan gjatë seancave për Egypt Station, hit albumi i McCartney, i publikuar në vitin 2018. LP-ja, me produksion të Greg Kurstin, ishte e mirëpritur nga kritikët por edhe e suksesshme komercialisht, duke u bërë albumi i parë në solo karrierën e McCartney që debutoi në pozitën nr.1 në toplistën e Billboard, shkruan KOHA Ditore.

"Egypt Station fillon në stacion në këngën e parë dhe secila këngë është si një stacion tjetër," shpjegoi McCartney në kohën e publikimit të albumit. Megjithëse këto dy "stacione" të reja u mbajtën jashtë LP-së origjinale - dhe edicioneve të ndryshme të zgjeruara që pasuan – pa dyshim që fansat do të jenë të ngazëllyer që do ta dëgjojnë materialin e papublikuar më parë.

Edhe derisa po u afrohet të 80-ve, ikona e rockut mbetet jashtëzakonisht i zënë. Ish-anëtari i Beatles pati turne gjatë gjithë vitit 2019 ndërsa kohët e fundit paralajmëroi materiale të reja, madje sugjeroi që edhe një album tjetër do të vijë "me shpresë". McCartney gjithashtu thuhet se po shkruan këngë për një version muzikor të klasikut festiv të Frank Capra “It’s a Wonderful Life”. Ky projekt është planifikuar të dalë në skenë në vitin 2020, megjithëse detajet janë të pakta.

Në fusha të tjera, ylli i pranuar në Rock and Roll Hall of Fame kohët e fundit e publikoi “Hey Grandude!”, përpjekjen e tij të parë në librat me fotografi për fëmijë. Libri me tregime të gjumit është në dispozicion në formatet e botuara dhe audio, ndërsa McCartney e lexon narracionin për këtë audio libër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme