Martin Scorsese thotë se Marveli nuk bën “filma të vërtetë”

Martin Scorsese thotë se Marveli nuk bën “filma të vërtetë”

08 October 2019 16:50

Regjisori Martin Scorsese ka folur për revistën “Empire” dhe ndër të tjera tha se ishte përpjekur t’i shikonte filmat e Marvel, por thjesht nuk mund t'i shikonte deri në fund.

"U përpoqa, por ata nuk janë filma", tha shkurt Scorsese. Ai shtoi se nuk e sheh peshën në filmat e Marvel.

Franshiza e shumë-popullarizuar i kujton atij parqet e argëtimit, shkruan KOHA Ditore. "Sinqerisht, pa marrë parasysh sa mirë janë xhiruar dhe janë të mbushur me aktorë që e japin më të mirën nga vetja në rrethanat e dhëna, ata m’i kujtojnë parqet e argëtimit. Këtu nuk flitet për filmat me njerëz të cilët përpiqen t’i përcjellin përvojat emocionale dhe psikologjike tek qeniet e tjera njerëzore", konstaton ai.

Ky koment nuk hasi në reagime të mira të adhuruesve të Marvelit, siç edhe pritej. James Gunn, i cili e bëri regjinë e dy vazhdimeve të filmit “Guardians of the Galaxy”, tha se ishte i pikëlluar që njëri nga regjisorët e tij të preferuar dhe modeli i tij e kishte një vështrim të tillë për filmat e Marvel.

Scorsese, nga ana tjetër, nuk humb kohë në komentime, por po përgatitet për premierën e dramës së re "The Irishman", në të cilën ylli kryesor është Robert DeNiro, film ky i cili do ta ketë premierën në fund të nëntorit të këtij viti.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme