Showbiz

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin martohen përsëri

Descriptive Text

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, dhe modelistja dhe personaliteti televiziv amerikan, Hailey Baldwin, janë martuar përsëri, njofton “People”.

Pak më shumë se një vit më parë, çifti i lumtur u martua në New York City, ndërsa tani ata e kanë organizuar një ceremoni shumë më të madhe dhe i kanë përsëritur zotimet e tyre para familjes dhe miqve, shkruan KOHA Ditore. Ceremonia është mbajtur gjatë perëndimit të diellit në Montage Palmetto Bluff në Bluffton të Karolinës së Jugut.

Justin dhe Hailey e thanë “po”-në vendimtare para 154 të ftuarve, përfshirë Kendall Jenner, Camila Morrone dhe Joan Smalls, si dhe menaxheri i Bieber, Scooter Brown. Çifti i famshëm u martua në kishëzën Somerset, ndërsa para ceremonisë mysafirët u shërbyen me kokteje.

Para ceremonisë martesore, këngëtari e postoi një fotografi të orës Audemars Piguet në Instagram.

Image

"Ia bleva vetes një dhuratë të vogël martese," shkroi Bieber pranë fotografisë.

Një ditë para ceremonisë martesore të planifikuar nga Mindy Weiss, u organizua një darkë testuese në të cilën të ftuarit arritën me motoskafe. Ata e shijuan ushqimin ndërsa disa prej tyre u argëtuan me bowling.