Showbiz

Vjen edhe një spin-off i serialit “Arrow”

 

Po përgatitet edhe një spin-off i serialit Arrow! Këtë herë, kastin e aktorëve do ta udhëheqë një ekip femrash, ndërsa në rolet kryesore do të kthehen personazhet e preferuar nga seriali “Arrow”.

Pas suksesit të serive si “Flash”, “Legends of Tomorrow” dhe “Batwoman”, The CW është duke punuar në një seri të re në të cilën aktoret Katherine McNamara, Katie Cassidy dhe Juliana Harkavy do t’i përsërisin rolet e tyre superheroike.

Image

Seria spin-off do të përqendrohet në personazhin McNamara të Mia Smoak, vajzës së Oliver Queen dhe Felicity Smoak, shkruan KOHA DItore. Mia u shfaq për herë të parë në sezonin e shtatë të serialit “Arrow”, pas të cilit ajo u bë anëtare e përhershme e kastit.

Cassidyn e kemi parë në rolin e Laurel Lance/Black Canary në serialin “Arrow”, ndërsa me atë rol ajo u shfaq edhe në serialet “Flash” dhe “Legends of Tomorrow”. Në sezonin e pestë të “Arrow”, ekipit iu bashkua Harkavy si Dinah Drake, e cila e mori rolin e Black Canary.

Seria e re në ekranet e vogla pritet së shpejti, ndërsa si pilot-episod do të përdoret një nga episodet nga sezoni i tetë dhe i fundit i serialit “Arrow”, i cili në ekranet e vogla kthehet më 15 tetor.