Showbiz

Mbërrin versioni i ri i serisë "Battlestar Galactica"

Descriptive Text

Si duket secila studio së shpejti do ta ketë shërbimin e vet për streaming! Tashmë kemi mësuar se NBCUniversal gjithashtu do ta ketë shërbimin e vet, me ç’rast njoftuan se shërbimi i tyre për streaming Peacock do të fillojë me punën në prill të vitit 2020.

U paralajmërua se, përveç titujve tashmë të njohur, mund të presim shumë përmbajtje të reja, origjinale, ndërsa lajmet më të reja na zbulojnë se edhe rebootet do të jenë të pranishme.

Peacock do të na sjellë kthimin e klasikut fanta-shkencor, por në një stil të ri: Sam Esmail është duke punuar në versionin e ri të serialit “Battlestar Galactica”.

Tani për tani nuk është zbuluar shumë, por Esmail thuhet se është adhurues i madh i serialit dhe i tha NBCUniversal se seriali është lart në listën e projekteve që ai dëshiron t’i realizojë gjatë angazhimit katërvjeçar që e ka me ta, shkruan KOHA Ditore.

Image

Seria origjinale në ekranet e vogla u shfaq gjatë viteve 1970, ndërsa fitoi më shumë popullaritet në fillim të këtij shekulli, kur në ekranet e vogla erdhi rebooti, nën drejtimin e Ronald D. Moore. Esmail është në kontakt me Moore, i cili thuhet se e ka bekuar idenë që ta marrë përsipër franshizën, më së shumti sepse Esmail është një adhurues i madh i serialit.