Showbiz

“Rolling Stones” festojnë 50-vjetorin duke risjellë albumin “Let It Bleed”

Descriptive Text

Legjendat britanike të rokut, “The Rolling Stones” me rastin e pesëdhjetëvjetorit të publikimit të albumit të famshëm ‘Let It Bleed’, do ta ripublikojnë atë, të rimasteruar në versionin mono dhe stereo me singlin në pllakën 7-inçëshe, posterin dhe librin, raporton NME.

Edicioni Deluxe do të jetë në dispozicion nga data 1 nëntor, ndërsa vjen në dy vinilë ose me një CD set të dyfishtë 'HybridSuper Audio', me albumin plotësisht të rimasteruar në versionin stereo dhe mono.

Në koleksion është edhe riproduksioni i singlit të vitit 1969 'Honky Tonk Women'/'You Can’t Always Get What You Want', tre litografi, një poster i madh nga pakoja origjinale dhe libri me kopertinë të trashë prej 80 faqesh që e përmban esenë e gazetarit David Fricke dhe fotot e papublikuara deri më tani të Ethan Russell. Versioni stereo i rimasteruar do të jetë gjithashtu në dispozicion veçmas në CD, vinil dhe digjital, shkruan KOHA Ditore.