Showbiz

Kevin Hart paditet nga partnerja në xhirimin seksual

Partnerja e Kevin Hart nga xhirimi seksual është duke e paditur komedianin, duke e akuzuar atë për komplot për ta xhiruar në fshehtësi takimin e tyre romantik.

Montia Sabbag po i kërkon 60 milionë dollarë në një proces të ri gjyqësor, në të cilin kishte qasje TMZ, duke pretenduar se Hart dhe miku i tij, JT Jackson, u bashkuan për ta xhiruar takimin në një suitë në hotelin Cosmopolitan në Las Vegas në vitin 2017, dhe atë pa dijeninë e saj, shkruan KOHA Ditore.

Hart, i cili aktualisht po shërohet nga operacioni i shpinës pas një aksidenti me automobil në fillim të muajit, ka mohuar vazhdimisht se kishte njohuri për regjistrimin në fjalë, duke pretenduar se edhe ai ishte viktimë e përpjekjeve për zhvatje nga ana e Jackson.

Sabbag po padit për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional dhe ndërhyrje të privatësisë.