Showbiz

Taylor Swift rikthehet në “The Voice” si mega mentore

Descriptive Text

Taylor Swift po kthehet në garën televizive amerikane të talenteve “The Voice” si Mega Mentore e shout për sezonin e 17-të.

Këngëtarja do t’u bashkohet trajnerëve Kelly Clarkson, John Legend, Blake Shelton dhe Gwen Stefani muajin e ardhshëm.

Image

Swift ishte Mega Mentore 10 sezone më parë dhe ajo performoi edhe hit singlin e saj “Me!” me Brendon Urie në finalen e sezonit 16, shkruan KOHA Ditore.

Ndërkohë, Norman, Usher, Will.i.am dhe Darius Rucker do të shërbejnë si mentorë personalë në sezonin e ri të “The Voice”, i cili e ka premierën në Amerikë më 23 Shtator.