Showbiz

Martesa e Meghanit dhe Harryt në krizë të madhe?

Descriptive Text

Duka dhe dukesha e Sussexit, 34-vjeçari princi Harry dhe 38-vjeçarja Meghan Markle janë martuar një vit më parë, ndërsa këtë pranverë në maj u bënë prindër të djalit të tyre Archie. Çifti u njoftua tre vjet më parë kur dolën në një takim të verbër, ndërsa ekspertja e familjes mbretërore Angela Mollard pohon se pikërisht përvjetori i tretë është kritik për lidhjen e tyre.

“Në lidhje në përgjithësi, përvjetori i tretë e shënon një pikë kthese, sepse atëherë dashuria e verbër pushon dhe çiftet përballen me realitetin. Përveç kësaj, atyre iu lindi një fëmijë, gjë që u bën presion shtesë, ndërsa lidhja e tyre përparon shumë shpejt që nga fillimi. Fakti është se ata nuk mundën të prisnin gjatë nëse donin të kishin fëmijë, sepse Meghan nuk është më e re”, tha ajo, duke shtuar se ata janë e kundërta e plotë e William dhe Kate, të cilët e kishin një periudhë shumë të gjatë të vardisjes, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Për të pasur sukses, martesa e tyre duhet të jetë më e fortë se shumica e martesave. Do ta kenë shumë, shumë të vështirë dhe do të duhej të përpiqeshin shumë për të arritur sukses, dhe të gjitha këto nën një presion të cilin shumica e njerëzve nuk e durojnë. Edhe vetë Meghan deklaroi se nuk e ka gjithmonë të lehtë”, thotë Angela.

“Prandaj besoj se para tyre është një periudhë vendimtare për martesën e tyre. Ata kanë qenë së bashku për tre vjet, janë prindër të rinj dhe gjatë gjithë kohës vëzhgohen nga publiku, por për shkak të veprimeve të tyre ata shpesh hasin në mosmiratimin e familjes mbretërore. Shpresoj që do të kenë sukses, por do të jetë shumë e vështirë për ta”, përfundoi ajo.