Kylie Jenner pozon krejt lakuriqe për “Playboy” në përqafim të Travis Scott

Kylie Jenner pozon krejt lakuriqe për “Playboy” në përqafim të Travis Scott

11 September 2019 21:39

Ylli i reality TV dhe sipërmarrësja amerikane Kylie Jenner pozoi krejt lakuriqe në përqafimin e partnerit të saj Travis Scott për numrin e ri të revistës “Playboy”.

Ajo e postoi në Instagram fotografinë në të cilën e ka vendosur një kapelë kaubojsh dhe në të cilën e përqafon butësisht Scott, duke ia zbuluar ndjekësve të saj se bëhet fjalë për foto që do të dalin në numrin e ri të revistës “Playboy”, shkruan KOHA Ditore.

"Kur Houston takohet me LA," shkroi Jenner në përshkrimin e fotografisë, të cilën për vetëm një orë e kanë pëlqyer gjashtë milionë njerëz.

Fotografia është bërë nga Sasha Samsanova.

Pas lidhjes disavjeçare Jenner dhe Scott u lindi vajza, Stormi Webster.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme