J.K. Rowling nxit thashetheme se diçka e re po vjen nga punëtoria e Harry Potter

J.K. Rowling nxit thashetheme se diçka e re po vjen nga punëtoria e Harry Potter

10 September 2019 13:30

J.K. Rowling, shkrimtarja britanike dhe autorja më e njohur për serinë e romaneve për Harry Potterin, përmes profilit të saj në Twitter ka nxitur spekulime për një projekt të ri misterioz, në të cilin ajo po punon tani.

Në postim ajo shkroi: "Ndonjëherë errësira vjen nga vende të papritura", me hashtagët "Harry Potter" dhe "Cursed Child", duke nxitu kështu një valë të tërë reagimesh. Më saktësisht, pyetje të ndryshme tek fansat, nëse bëhet fjalë për ndonjë tregim të ri apo madje është duke u përgatitur ndonjë adaptim i ri i filmit, respektivisht trilogjia "Cursed Child" me kastin origjinal të aktorëve. Sipas të gjitha gjasave, thashethemet janë të pasakta.

Përmes sajtit zyrtar, Rowling dha më shumë detaje rreth kësaj çështjeje: "Bëhet fjalë për një seri prej katër e-librave të shkurtër jofiktivë, të botuar nga Pottermore Publishing, dhe të frymëzuar nga ekspozita e bibliotekës britanike dhe librat Harry Potter: A History of Magic”, shkruan KOHA Ditore.

MuggleNet gjithashtu pohon se Warner Bros duhej t’i blinte të drejtat për shfaqje, ndërsa produksioni njujorkez deklaroi: "Cursed Child" ende bëhet me produksion të Sonia Friedman, Colin Callender dhe Harry Potter Theatrical Productions në Londër, Broadway dhe në mbarë botën, dhe nuk ka plane për film".

Image

Nga aktualitetet e fundit do të përmendim gjithashtu se shkolla në Nashville i ka hequr të gjithë librat e Harry Potter nga biblioteka e saj, sepse ata në vete përfshijnë "mallkime dhe magji të vërteta, të cilat, kur lexohen nga ndonjë person, mund t’i thirrin shpirtrat e këqij".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme