Showbiz

Kirsten Dust bëhet me yll në Hollywood

Aktorja, këngëtarja dhe modelja Kirsten Dunst, 37 vjeç, e fitoi famën në filmin 'Interview with a Vampire', ndërsa pas rolit të saj debutues ajo e 'fitoi' edhe nominimin e saj të parë Golden Globe për rolin më të mirë mbështetës. Kanë kaluar pothuajse 25 vjet nga ky filmi dhe Kristen mund të krenohet edhe me një sukses. Ajo më në fund e fitoi yllin e saj në Hollywood Walk of Fame.

Në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj, ajo mbërriti me mbështetjen më të madhe, të fejuarin Jesse Plemons (30), por edhe me djalin e saj 15 muajsh, Ennis Howard, për të cilin kjo ishte paraqitja e parë zyrtare në publik pas lindjes, shkruan KOHA Ditore.

Image

Plemons nuk mundi t’i fshihte lumturinë dhe krenarinë, dhe në një moment ai e mbajti një fjalim emocional.

“Nuk mund të isha më krenar. Ti sjell humanitetin, forcën dhe ndjeshmërinë në të gjitha rolet tua. Përveçqë je një aktore e shkëlqyeshme, e kam pasur fatin të të njoh si person. Ti je një nënë, grua, vajzë, motër dhe shoqe e mrekullueshme, dhe kjo është arsyeja se pse jemi të gjithë këtu, sepse të duam. Ti je më të vërtetë unike dhe gruaja më e mirë në botë, ndërsa Hollywood Boulevard gjithashtu mund të jetë i lumtur që të ka në trotuar”, - tha i fejuari krenar.

Për aktoren, ky është fëmija i parë të cilin e ka lindur me të fejuarin e saj Jesse.

Çifti u takua në setin e serialit Fargo në vitin 2014, dhe dy vjet më vonë ata e filluan lidhjen. Ata u fejuan në janar të vitit të kaluar.

“E kuptova se doja fëmijë kur lindi fëmija i kumbarës tim. Atë e dua shumë dhe nuk mund ta shpjegoj atë dashuri, ajo përjetohet vetëm kur keni fëmijë”, - tha ajo pas lindjes për revistën “People”. Përndryshe, me rastin e shpalosjes së yllit çifti nxiti spekulimet se janë martuar në fshehtësi, pasi që në disa raste iu referuan njëri-tjetrit si bashkëshortë.