Showbiz

Filmi “Breaking Bad” arrin në Netflix më 11 tetor

Filmi Breaking Bad po vjen në Netflix shumë kohë para se shpresohej. Dikush në Netflix rastësisht e ka bërë një gabim.

Një përdorues i Reddit raportoi se në Netflix shkurtimisht u shfaq titulli i “El Camino: A Breaking Bad Movie” me një përshkrim të shkurtër: Pas një arratisje dramatike nga robëria, Jesse duhet të pajtohet me të kaluarën në mënyrë që të mund ta krijojë një të ardhme. New York Times ka njoftuar se filmi do të dalë në Netflix më 11 tetor dhe se është konfirmuar se në të do të luajë Aaron Paul.

Pas të gjithave u prononcua edhe Netflixi dhe atë me teaser trailerin me datën e konfirmuar me çfarë u tregua se asgjë nga kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Image

Në trailer mund të shohim se si në punëtori kthehet Skinny Peter (Charles Baker) të cilin e pyesin nëse e di se ku ndodhet Jesse Pinkman (Paul), shkruan KOHA Ditore. Por Skinny Pete nuk dëshiron ta spiunojë mikun e tij sepse ai e di se nëpër çfarë ka kaluar dhe nuk dëshiron të përfundojë përsëri në burg. Traileri një minutësh u postua në Twitterin zyrtar të Netflixit, dhe më pas arriti në YouTube.

Image

Regjinë dhe skenarin e filmit e ka bërë Vince Gilligan, i cili gjithashtu e krijoi serinë tashmë ikonike Breaking Bad, e cila u transmetua në rrjetin AMC nga viti 2008 deri në 2013. Seriali ka fituar shumë fansa dhe sipas shumë shikuesve është seriali më i mirë ndonjëherë. Filmi do ta ketë premierën në Netflix dhe më pas së cilës do të shfaqet në AMC.

Ende nuk dihet nëse në të do të shfaqet Bryan Cranston, i cili në serial e luajti legjendarin Walter White. Cranston ka konfirmuar në disa raste se me siguri po përgatitet ndonjë film, por asnjëherë nuk ka deklaruar nëse do të jetë në të.