Showbiz

Swift dhe Grande dominojnë në MTV VMA 2019, fiton edhe Bebe Rexha me Chainsmokers

Descriptive Text

Mbrëmja e së hënës në MTV VMA 2019 në New Jersey u takoi femrave derisa Taylor Swift, Billie Eilish dhe Ariana Grande fituan çmime të shumta, ndërsa Missy Elliott e fitoi çmimin e madh Video Vanguard.

Grande ishte fituesja e madhe e natës, duke i fituar katër çmime, duke përfshirë Artist of the Year dhe Song of the Summer për hitin Boyfriend, por Taylor e “vodhi” mbrëmjen, duke e nisur ceremoninë me performancë dhe duke i fituar dy nga çmimet më të mëdha - Video of the Year dhe Video for Good - për promovimin e hitit të saj “You Need to Calm Down”.

Ndërkohë, këngëtarja që nuk ishte e pranishme Eilish, e cila është në turne në Evropë, ishte fituese e trefishtë, duke e fituar çmimin Best New Artist, Push Artist of the Year, si dhe çmimin Best Editing për punën e saj prapa skenave në videon e saj “Bad Guy”, shkruan KOHA Ditore.

Image

BTS ishin gjithashtu fitues të shumëfishtë, duke e fituar çmimin Best Group dhe Best K-Pop për bashkëpunimin e tyre me Halsey, Boy With Luv. The Chainsmokers feat. Bebe Rexha me Call You Mine janë fitues të çmimit Best Dance Award.

Fituesit e tjerë përfshinë Cardi B, Lil Nas X, The Jonas Brothers dhe Normani.