Showbiz

Angela Martini shkrimtare, zbulon sekretet e nënës së saj

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini do të publikojë shumë shpejt librin me sekrete nga jeta e saj, për të cilin ka dhënë një intervistë edhe në revistën “Viva Glamm Magazine”.

Ajo ka zbuluar se jeta e mamasë së saj është një pjesë qendrore e librit, që do të dalë në tetor, e për të cilin thotë se do të duhen vetëm 5 orë për ta lexuar.

“Është argëtues, frymëzues dhe emocionues, koha do të fluturojë duke e lexuar”, ka thënë ajo.

Pyetur për mamanë e vet, që është një moment i rëndësishëm i këtij libri ajo shprehet: “Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara.

Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?”./bw