Showbiz

Shpat Kasapi paralajmëron projektet muzikore

Descriptive Text

Në një bisedë për gazetën “Shekulli” këngëtari Shpat Kasapi rrëfen planet e kësaj vere dhe projektet muzikore që pritet në realizojë këtë vjeshtë.

Këngëtari Shpat Kasapi ka zgjedhur Shëngjinin, jo vetëm për angazhimet e tij muzikore, ku të rinjtë mund te kalojnë pushime nën ritmet e këngëve te tij, por ky do jetë destinacioni i pushimeve të tij për disa ditë.

Edhe kjo verë, e gjen këngëtarin vetëm nga jeta sentimentale. Siç duket ende nuk ka gjetur partneren e duhur që nga ndarja nga ish-e fejuara Aferdita Dreshaj. Pavarësisht kësaj, këngëtari simpatik pret të sjellë një tjetër hit për fansat, që pritet të finalizohet në tetor.

Shpati, cilat janë angazhimet e tua të momentit?

Kasapi: Kam disa angazhime, duke filluar nga dasmat, ahengjet dhe këto mbrëmje që po bëhen aktualisht në bregdetet shqiptare. Aktualisht jam angazhuar me disa koncerte në Shëngjin, ku kam ardhur edhe për të pushuar pak ditë. Mbrëmë dhe sonte kam qenë në beach bar Wilson. Me kanë pritur shume mire. Të rinjtë kanë kënaqësinë të argëtohen. Në Shëngjin jeta e natës është zhvilluar shumë. Tashmë ka edhe pedonalen e bukur, ku të rinjtë mund të ndalen nëpër klube.

A presim ndonjë projekt të ri muzikor këtë verë?

Kasapi: Përveç të tjerash, kënga e re që po finalizoj është “çika dhe xhan” dhe një këngë tjetër për në tetor. Unë sapo editova dy këngë të reja që xhirova në Milano.

Ndonjë të re nga jeta private?

Kasapi: Asnjë ndryshim.