Mjuzikli që e “trondit mbretërinë” planifikohet të shfaqet në Broadway

Mjuzikli që e “trondit mbretërinë” planifikohet të shfaqet në Broadway

14 August 2019 12:39

Një mjuzikël skenik i cili flet për jetën e princeshës Diana planifikohet të shfaqet në Broadway vitin e ardhshëm.

E titulluar thjesht Diana, shfaqja konsiderohet tregimi i gruas që "e tronditi mbretërinë" dhe "zgjodhi të ishte e pafrikshme, dhe si rezultat u bë e përjetshme".

Në të interpretohet muzika e tastieristit të Bon Jovi, David Bryan, i cili i fitoi dy çmime Tony për shfaqjen e tij skenike Memphis në vitin 2010.

Në një përmbledhje të para-Broadwayit të Dianës në San Diego, Los Angeles Times tha se shfaqja nuk ishte "më shumë britanike sesa The Real Housewives of New Jersey".

Roli kryesor i takoi Jeanna de Waal, e cila është shfaqur më parë në American Idiot dhe Kinky Boots on Broadway.

Duke folur për princeshën e ndjerë, aktorja tha: "Ajo i bëri të gjithë të ndjehen të veçantë, nga personi i rangut më të lartë e deri tek ai i rangut më të ulët, dhe mendoj se duam ta festojmë atë".

Këngët raportohet se e përfshijnë Snap, Click, për paparacët; Welcome To The Windsors; Here Comes James Hewitt, për ish oficerin e kalorësisë që kishte aferë me Dianën; dhe Secrets and Lies.

Kritiku i LA Times Charles McNachel tha që shfaqja ishte "po aq Amerikane sa edhe Applebee" - një referencë kjo për zinxhirin e restoranteve amerikanë - dhe se e "ka një cilësi të përgjithshme e cila për të gjithë qetësinë e saj efektive duket se nuk zhvendoset në mënyrë kulturore", përcjell Koha.net.

Ai shtoi: "Toni është ironik, pulsi është i shpejtë dhe fundi tragjik nuk është destinuar për lotë. Shfaqja nuk funksionon, por kjo nuk ka rëndësi këto ditë për një muzikant që mund t’i tërheqë turmat turistike”.

The Hollywood Reporter vendosi që mjuzikli "duket se i ka shumë pjesë të nevojshme për të qenë hit".

Analistja Deborah Wilker tha: "Ndërsa vetë pjestarët e oborrit mbretëror mund të jenë të tmerruar nga mendimi që aktorët do t’i portretizojnë ata gjysmë të zhveshur në shtrat në një skenë, publiku britanik me siguri do ta pranojë këtë."

Princi Charles do të luhet nga Roe Hartrampf. Performancat do të fillojnë në Teatrin Longacre më 2 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa data zyrtare e hapjes është caktuar për 31 mars. Asnjë shfaqje në Britani të Madhe nuk është njoftuar.

Një shfaqje e veçantë e titulluar Call Me Diana është duke e organizuar një shfaqje të vetme në West End të Londrës muajin e ardhshëm, në përpjekje për të mbledhur fonde për një produksion të plotë.

Në vitin 2015, një "doku-play" britanik i quajtur Truth, Lies, Diana, në lidhje me vdekjen e princeshës në vitin 1997, u quajt "i pjesshëm", "konfuz" dhe "palidhje" nga kritikët.

Lajmet për shfaqjen në Broadway vijnë katër muaj pasi që Netflix e angazhoi aktoren e re Emma Corrin për ta luajtur princeshën e Uellsit në The Crown.

Netflixi njoftoi të hënën se seria e tretë e dramës mbretërore do të fillojë më 17 nëntor. Ajo do t’i mbulojë vitet 1964-1977, që do të thotë se Diana nuk do të shihet deri në sezonin e katërt.

Naomi Watts e luajti Dianën në një film të shumëplanifikuar në ekranin e madh në vitin 2013, duke i fituar 21 milionë dollarë në të gjithë botën, sipas Box Office Mojo.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme