Showbiz

Rihanna shpallet Humaniste e Vitit në Harvard

Këngëtarja Rihanna do të nderohet për punën e saj filantropike pasi është shpallur Humaniste e Vitit në Universitetin e Harvardit për vitin 2017.

Bukuroshja 29-vjeçare do të marrë çmimin Peter J. Gomes Humanitarian Award në një ceremoni që do të mbahet në Cambridge të Massachusetts të martën e ardhshme, raporton Daily Mail.

“Rihanna në formë bamirësie ka ndërtuar një qendër të onkologjisë dhe medicinës nukleare për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit në Queen Elizabeth Hospital në Bridgetown të Barbadosit”, ka thënë S. Allen Counter, drejtor i Fondacionit të Harvardit.