Kthehet Dredd

Kthehet Dredd

11 August 2019 19:16

Është inicuar kapitulli i ri në franshizën Dredd sipas producentit Jason Kingsley.

Këto ditë, ai e postoi në Twitter një foto të tij duke e lexuar një libër për artin e gjykatësit Dredd ndërsa në tavolinë është skenari për pilot episodin e serisë Judge Dredd: Mega-City One.

Seriali Mega-City One u paralajmërua për herë të parë në vitin 2017. Projekti do të duhej të përqendrohet në një varg gjykatësish në shekullin 22, dhe jo vetëm në një, siç ishte filmi, shkruan KOHA Ditore. Në kohën kur u paralajmërua projekti, ekipi krijues kishte bërë të ditur që me produksionin nuk do të fillonte edhe të paktën dy vjet, gjë që i bie tani.

"Tregimi përmes një forme më të gjatë na ndihmon që më lehtë ta portretizojmë Mega-City One dhe banorët e tij," kishte thënë Kingsley në vitin 2017, duke shtuar, "Përpjekja për ta futur gjithçka në një film dyorësh është mjaft e vështirë. Supozoj se kjo është larg së paku dy vjet. Por ne jemi në një fazë kaq të hershme sa që gjërat mund të shkojnë pak më shpejt, dhe mund të ndodhë të shkojnë shumë më ngadalë".

Një nga pyetjet më të rëndësishme nga të gjithë fansat e Dreddit është nëse do të kthehet i preferuari i të gjithëve Karl Urban. Urban tashmë ka folur për rolin potencial që Dredd mund ta ketë në seri, por një konfirmim zyrtar i përfshirjes së tij ende nuk është publikuar.

Image

"Në fakt nuk di shumë," zbuloi Urban në një intervistë në fillim të këtij viti. "Kam qenë në disa takime, por para disa vitesh. Ky është një projekt që ka qenë në përgatitje për një kohë të gjatë. Tashmë e kam thënë edhe zyrtarisht se nëse përfitoj nga rasti të kthehem në atë botë dhe të eksploroj më shumë tregime, unë jam absolutisht për".

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme