Guillermo del Toro bëhet me yll në alenë e të famshmëve

Guillermo del Toro bëhet me yll në alenë e të famshmëve

11 August 2019 13:15

Regjisori dhe producenti meksikan Guillermo del Toro, 54 vjeç, i është bashkuar aktorëve Sofia Vergara (54), Michael Douglas (74), Scarlett Johannson (34) dhe shumë të tjerë në rrugën e të famshmëve në Hollywood. Regjisori dhe fituesi i çmimit Oscar për filmin 'The Shape of Water' e fitoi yllin e tij në Hollywood.

Ai pozoi mbi yllin e tij me flamurin meksikan, shkruan KOHA DItore. Ai e shfrytëzoi rastin për të folur për frikën që, siç tha ai, disa e përdorin për ta përçarë kombin dhe për ta përcjellë mesazhin se njerëzit e ndryshëm nuk duhet t'i besojnë njëri-tjetrit.

“Gjërat e tilla janë trillime të pastra. Mos u besoni gënjeshtrave që ata i thonë për ne, besoni historitë që i mbani brenda vetvetes dhe besoni se të gjithë mund t'i ndryshojmë gjërat”, - tha Del Toro.

Përndryshe, regjisori i njohur mbërriti në Los Angeles nga Meksika në vitin 1998 pasi që babai i tij u rrëmbye. Rrëmbyesit e kërkuan një shpërblim prej 1 milion dollarësh për babanë e Del Toros, ndërsa regjisori arriti t’i mblidhte paratë falë miqve dhe kolegut James Cameron, regjisorit kanadez i cili gjithashtu e ka një yll në Alenë e të famshmëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme