Showbiz

E dashura e DiCaprios: “U njoftuam kur isha dhjetë vjeç”

Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio (44) është në lidhje me Camila Morrone (22) që nga dhjetori i vitit 2017 dhe ka tërhequr shumë vëmendje në vitet e fundit. Deri më tani, Camila nuk e ka komentuar lidhjen e tyre, përcjell “People”.

Leonardon dhe modelen i kishte njoftuar njerku i saj Al Pacino (79 vjeç) dhe atë kur Camila i kishte vetëm dhjetë vjet, shkruan KOHA Ditore.

Ajo kohët e fundit e publikoi një fotografi të Lauren Bacall dhe Humphrey Bogart duke e shkruar në përshkrim 'dashuri si kjo' derisa ndjekësit e 'sulmuan' me kritika.

“Leonardos i intereson vetëm trupi yt. Lidhja juaj do të përfundojë kur t’i mbushësh 25 vjet”, – i shkruajtën.

Megjithatë, modelja e “ktheu” goditjen.

“Sapo i lexova disa nga komentet në Instagramin tim dhe... Zoti im, njerëzit janë të këqij dhe plot zemërim ndaj njerëzve për të cilët nuk dinë asgjë. Shpresoj që njerëzit të mësojnë të jetojnë me më pak urrejtje dhe ta drejtojnë kohën dhe interesimet e tyre diku tjetër, sepse jeta pa urrejtje është e bukur”, - tha ajo.

Përndryshe, DiCaprio kurrë nuk ka pasur të dashur më të vjetër se 25 vjeç.