Showbiz

Dubleri i Vin Dieselit pëson aksident në xhirimet e “Fast and Furious 9”

Aktori i famshëm Vin Diesel është shokuar nga aksidenti që ndodhi në studion Warner Bros në Leavesden të Britanisë së Madhe, gjatë xhirimit të "Fast and Furious 9".

Joe Watts, dubleri i Vin Diesel, gjatë xhirimeve është rrëzuar nga më shumë se 9 metra në kokë. Gjithë këtë e pa Vin Diesel, i cili, sipas Daily Mail, mezi i mbajti lotët.

Joe Watts i lënduar u dërgua menjëherë në spital, ndërsa sipas mediave britanike gjendja e tij është e pasigurt.

E fejuara e Watts, Tilly Powell, shkroi se Watts është në koma, por se gjendja e tij shëndetësore tani është stabile, shkruan KOHA Ditore.

Për shkak të këtij aksidenti ishin ndërprerë xhirimet e filmit "Fast and Furious 9". Watts ishte dubler në hite të shumta filmike si "SpiderMan" dhe "Star Wars".