Showbiz

Zeta-Jones e mban për krahu Douglasin në ndejë, shokon me dekolte

Pavarësisht dallimit të madh në moshë, këtë vit ata do ta festojnë 19 vjetorin e martesës. Fjala është për çiftin e famshëm hollivudian, Catherine Zeta-Jones (49) dhe Michael Douglas (74), të cilët edhe sot duken të dashuruar si dikur.

Fotografët i kapën duke arritur në festimin e ditëlindjes së 60-të të miliarderit kanadez Lawrence Stroll (60) në Capri. Festimi u zhvillua në vilën luksoze Lysis. Catherine e mbante fort bashkëshortin e saj, ndërsa për këtë rast e kishte veshur një fustan të zi me dekolte me të cilin i tërhiqte shikimet, ndërsa Michael e kishte veshur një kostum të bardhë, shkruan KOHA Ditore. Shumë adhurues komentuan se 'dekolteja deri në kërthizë' ishte e papërshtatshme...

Aktorja vitin e kaluar e shokoi publikun kur në një intervistë e pranoi se ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin një martesë të hapur.

“Kurrë nuk kam menduar se është e mundur që me një person t’i kalosh 18 vjet dhe gjithçka do të ishte ideale. Edhe nuk është. Edhe Michael edhe unë e kemi një martesë dhe lidhje shumë të hapur. Kur keni fëmijë, të cilët nuk janë fajtorë që i keni lindur në këtë botë plot me padrejtësi, thjesht duhet të jeni të hapur dhe t’i ndani të gjitha me sinqeritet”, - tha Zeta Jones.

Në Instagram ajo i rikujtoi kohët kur e takoi bashkëshortin e tanishëm. Ishte mbrëmja e Festivalit të Filmit Deauville në vitin 1998. Ata u bashkuan përmes mikut të përbashkët Danny DeVito (74), dhe nuk u desh shumë që ai t’i thotë asaj se donte të ishte babai i fëmijëve të saj.

Çifti hollivudian e ka vajzën Carys Zeta Douglas (16 vjeç) dhe djalin Dylan Michael Douglas (18).