Showbiz

Courtney Cox në moshën 56-vjeçare tregon se si duket me rroba banje

Ylli serisë “Friends”, 55-vjeçarja Courteney Cox në Instagram u krenua me pamjet ku po i shijon kënaqësitë verore, duke e publikuar një video në të cilën në rroba të zeza banje hidhet në pishinë dhe e shijon një koktej freskues.

Adhurues të saj të shumtë konkluduan se ajo po duket gjithnjë e më mirë me kalimin e viteve dhe e lavdëruan figurën e saj, duke komentuar se ajo dukej si një 'vajzë e re'.

Përndryshe, për figurën e saj sigurisht që meritor është edhe i dashuri i saj 13 vjet më i ri Johnny McDaid, anëtar i rok bendit britanik Snow Patrol, me të cilin ajo e filloi lidhjen pasi që në vitin 2013 u shkurorëzua nga bashkëshorti i atëhershëm, aktori David Arquette.

Edhe pse në vitin 2015, mediat shkruan se çifti ishte ndarë pas dy vite lidhjeje, dashuria e tyre fitoi dhe ata u fejuan. Megjithatë, Courteney zbuloi në emisionin Ellen DeGeneres se fejesa ishte prishtur dhe se vetëm tani lidhja e tyre është më e mirë se kurrë më parë. "E vërteta është se e kemi prishur fejesën dhe se në atë kohë Johnny u shpërngul në Angli, shkruan KOHA Ditore. Shumë shpejt e kuptuam se nuk mund të rrimë pa njeri-tjetrin, dhe me kaq u qartësua e gjitha. Tani jemi përsëri së bashku dhe lidhja jonë është edhe më e mirë. Çdo gjë është më mirë sesa ishte më parë”, tregoi ajo.

Përndryshe, çifti e shpëtoi lidhjen e tyre shumëvjeçare me vizitat tek terapisti, ndërsa aktorja në vitin 2017 i tregoi shoqes së saj se dëshiron ta zgjerojë familjen me partnerin e saj 42-vjeçar.