Showbiz

Cardi B i brengos adhuruesit me deklaratën “do të doja të isha e vdekur”

Muzikantja Cardi B, aktualisht një nga yjet më të mëdha femërore të repit në botë, fundjavën e kaluar i befasoi pakëndshëm ndjekësit e saj të shumtë kur në Twitter e shkroi një mesazh shqetësues.

"Do të doja të isha e vdekur", e shkroi dhe shumë shpejt pas kësaj e largoi tweetin, por adhuruesit e saj të brengosur menjëherë filluan të bëjnë panik, duke dyshuar se kjo ishte një thirrje për ndihmë.

Edhe pse ky mesazh thjesht mund të nënkuptojë se është e lodhur apo se ishte në ndonjë lloj situate të pakëndshme, adhuruesit menjëherë dyshuan se diçka nuk ishte në rregull, por ngushëllim për ta ishte fakti se Cardi nuk u tërhoq nga rrjetet sociale, por në të njëjtën ditë i postoi edhe disa tweete të tjera. Megjithatë, ajo nuk tha asgjë se çfarë e shtyri t’ia dëshironte vetes vdekjen, shkruan KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, emri i vërtetë i këngëtares 26-vjeçare është Belcalis Almanzar, ndërsa pavarësisht stylingut të veçantë, ajo është e njohur edhe për nga impulsiteti, i cili shpesh përfundon keq për të. Kështu, disa muaj më parë, ajo është dashur ta anulonte një sërë koncertesh, duke humbur miliona dollarë, sepse nuk i ndoqi udhëzimet e mjekut pas operacionit plastik dhe pati ënjtje. Por ajo nuk e fshehu këtë, por i ndau fotografitë e këmbëve të ënjtura me adhuruesit.