Showbiz

Shuhet në moshën 81-vjeçare Art Neville, pionieri i funkut të hershëm

Descriptive Text

Ka vdekur Art Neville, arkitekt i funkut të New Orleans me disa lidhje të rëndësishme të rockut. Ishte 81 vjeç.

Bashkëthemeluesi i Meters dhe më pas Neville Brothers, Neville "vdiq në shtëpi me bashkëshorten e tij të bukur Lorraine pranë tij", tha Kent Sorrell, menaxheri shumëvjeçar i Neville, për Times-Picayune të New Orleans.

Meters ishin performancë hapëse për Rolling Stones në turnetë të viteve ’70-ta të Amerikës së Veriut dhe Evropës. Ata ishin bend mbështetës për Dr. John në vitin 1973 në In the Right Place dhe në Desitively Bonnaroo në vitin 1974, si dhe për Robert Palmer në Sneakin 'Sally Through the Alley në vitin 1974, shkruan KOHA Ditore. Paul McCartney pastaj i angazhoi Meters për të performuar gjatë një ahengu të publikimit të Venus and Mars në vitin 1975 në bordin e Queen Mary.

Neville e fitoi Grammyn e vet të parë në vitin 1989, kur "Healing Chant" i Neville Brothers u shpall instrumentali më i mirë pop. Grammy i dytë erdhi në vitin 1996 për bashkëpunimin me Eric Clapton, Bonnie Raitt, Jimmy Vaughan, B.B. King dhe të tjerët që u titullua si "SRV Shuffle".

Deri atëherë, Neville Brothers kishin bashkëpunuar tashmë me producentin e U2 dhe Bob Dylan Daniel Lanois në hit këngën Yellow Moon. Ata e bënë coverin e këngës së Steve Miller Band "Fly Like an Eagle" në albumin e vitit 1992, Family Groove. Këngët e tyre gjithashtu u interpretuan dhe kishin ndikim në shumë performues, duke i përfshirë Beastie Boys dhe Red Hot Chili Peppers.

Art Neville, i cili u bë i njohur si Poppa Funk, ishte në qendër të të gjithave. "As Art Neville, as Meters, as Neville Brothers," tha vëllai i tij Cyril Neville për revistën Relix më herët këtë vit. "Dhe mund të vazhdoj me këta emra. E gjitha sillej rreth Art Neville."