Showbiz

Game of Thrones thyen rekordin në Emmy Awards me 32 nominime

Uashington, 16 korrik – Seria e suksesshme “Game of Thrones” theu rekordin në “Emmy Awards”, të konsideruara ndryshe si Oskarët e serialeve televizive, me 32 nominime, transmeton atsh.

Seriali fantastik i HBO-së, që përfundoi këtë vit pas sezonit të tetë, kaloi “The Marvelous Mrs. Maisel”, seria i prodhuar nga “Amazon” që numëroi 20 nominime/AFP.