R Kelly arrestohet për pornografi të fëmijëve

R Kelly arrestohet për pornografi të fëmijëve

13 July 2019 00:21

R Kelly, këngëtari 52-vjeçar i R’n’B është arrestuar të enjten për shkak të pornografisë së fëmijëve dhe akuzave tjera në Chicago dhe pritet që të dalë para gjykatës në New York.

R Kelly është arrestuar sërisht për shkak të aktakuzës federale e cila përbëhet nga 13 pika, ku përfshihet edhe akuza për pornografi të fëmijëve, shtyrje të të miturve për seks dhe pengim të zhvillmit të procesit gjyqësor, shkruan KOHA Ditore.

R Kelly për dekada është objekt i akuzave për keqtrajtim seksual, ku disa prej tyre përfshinin edhe të mitur. Këngatari i R’n’B në vitin 2008 u lirua nga akuzat për pornografi të fëmijëve që del nga videoxhirimi në të cilin pretendohet se shihet muzikanti duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare.

Të rikujtojmë që R Kelly në shkurt ishte akuzuar për madje dhjetë raste të keqtrajtimit seksual ku ishin përfshirë katër viktima, përfshirë edhe tre të mitura. Ai ishte deklaruar i pafajshëm dhe ishte liruar nga burgu në qarkun Cook në Chicago pasi që kishte paguar dorëzaninë.

Në maj kundër tij sërish ishin ngritur disa akuza, shkruan Fox.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme