Më e paguara është Taylor Swift, pasojnë Kylie Jenner dhe Lionel Messi

Më e paguara është Taylor Swift, pasojnë Kylie Jenner dhe Lionel Messi

12 July 2019 22:18

Sipas listës së re të Forbes në listën e personaliteteve të famshme më të paguara pozitën e parë e ka zënë këngëtarja Taylor Swift, e cila ka fituar 185 milionë dollarë. Pas saj radhitet Kylie Jenner e cila me 170 milionë dollarë është më e paguar se dhëndri i saj Kanye West i cili radhitet i treti me 150 milionë dollarë.

Në pozitën e tretë gjenet një prej futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Messi me 127 milionë dollarë, ndërsa i pesti është këngëtari Ed Sheeran, shkruan KOHA Ditore. I gjashti u radhit futbollisti Christiano Ronaldo i cili ka fituar 109 milionë dollarë, kurse edhe në pozitën e shtatë radhitet një futbollist, Neymar, me 105 miloinë dollarë fitim në vit, kurse në top 10 u gjendën edhe The Eagles, Dr. Phil McGraw dhe boksieri Canelo Alvarez.

Në pozitat tjera janë radhitur Roger Federer, Howard Stern, J.K. Rowling, Russel Wison, Dwayne Johnson, Aaron Rogers, LeBron James, Rush Limbaugh, Elton John, Jay-Z, Beyonce Knowles, Ellen DeGeneres, Stephen Curry, Chris Hemsworth, Drake, Kim Kardashian West, Ryan Seacrest, Sean Combs, James Patterson dhe Metallica.

Lady Gaga ka zënë pozitën e 90-të, ndërsa këngëtarja Celine Dion pozitën e fundit, të 100-të.

Kjo listë përpilohet një herë në vit bazuar në fitimet, ndërsa e sivjetshmja është krijuar bazuar në të hyrat e realizuara prej 1 qershor 2018 deri më 1 qershor të vitit 2019.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme