Williams: Për shkak të drogës desha të vetëvritem

Williams: Për shkak të drogës desha të vetëvritem

12 July 2019 08:48

Këngëtari i falshëm Robbie Williams foli për famën dhe popullaritetin e grupit Take That, anëtar i të cilit ishte dhe pranoi se ai mendonte të vriste veten.

Ndonëse i pëlqente momentet e famës dhe gjithçka që solli, këngëtari kishte disa momente të këqija në atë periudhë, pa marrë parasysh se çfarë dukej se ishte ideale.

Duke folur për ditët e famshëm të Take That, 45-vjeçari Robbie Williams pranoi se shtëpia e çuditshme në të cilën jetonte, në kombinim me drogën që merrte, gati i kushtoi me jetë.

Për shkak të zërave dhe hapave që dëgjoi për një kohë, ai pothuajse duket se po çmendej.

"Ishte e çuditshme, e errët me një lloj energjie", tha Robbie për shtëpinë në Primrose Hill, ku jetonte me ish-të dashurën, transmeton rtk.

"Merrja shumë kokainë. Dëgjoja hapa nëpër shkallët e shtëpisë. Shumë shpejt gjërat e u përkeqësuan. Ish-e dashura ime mendonte se ishte gjyshi i saj. Hyja në veturë dhe “ai” hynte me mua në ulësen e pasme. Nuk mund t’ia dilja me këtë për dy muaj, desha të vrisja veten", tha këngëtari.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme