Jessica Simpson do të shkruajë kujtimet

Jessica Simpson do të shkruajë kujtimet

12 July 2019 20:56

Jessica Simpson do të kthehet prapa dhe të shikojë të mirat dhe të këqijat në jetën e saj, në librin e ri me kujtime.

Krijuesja e hiteve si “I Wanna Love You Forever” ka nënshkruar një marrveshje me drejtuesit e Harper Collins për të shkruar një libër, në të cilin ajo do t’u japë fansave një vështrim të sinqertë në rritjen e famës së saj, ndërtimin e perandorisë së saj miliardëshe dhe jetës së saj familjare, shkruan KOHA Ditore.

“Disa herë në jetën time më janë afruar për të shkuruar një libër,” thotë ajo për Penelope.com. “Kurrë nuk më është dukur koha e duhur deri tani. Unë gjithmonë jam ndjerë se një nga qëllimet e mia të dhëna nga zoti është që t’i inspiroj njerëzit.”

Tutje ajo shton: “Shpresoj se duke treguar të gjithë historinë dhe duke mos frenuar mund t’i ndihmoj njerëzit të kalojnë frikat e tyre dhe t’i mposhtin sfidat, sikurse që unë jam duke punuar çdo ditë për t’i mposhtur të miat. Shpresoj se lexuesit do të ndjejnë dashurinë, të qeshurat, lotët dhe të vërtetën në secilën faqe.”

Libri do të publikohet më 4 shkurt 2020 dhe poashtu do të eksplorojë martesën e saj me ish-lojtarin e NFL, Eric Johnson dhe kënaqësitë dhe vështirësitë në rritjen e fëmijëve të tyre, Maxwell, Ace dhe Birdie. Poashtu një martesë tjetër për të cilën do të flitet në libër është ajo e Simpson me yllin e popit, Nick Lachey dhe shkurorëzimin e tyre të shumëpërfolur në vitin 2006.

Simpson e ndau lajmin për librin në Instagram.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme