Sarah Poulson nuk do të jetë pjesë e “American Horror Story” të re

Sarah Poulson nuk do të jetë pjesë e “American Horror Story” të re

12 July 2019 18:55

Tashmë jemi mësuar që Sarah Poulson të jetë pjesë e rëndësishme e serisë antologjike “American Horror Story”, por tani arrin informacioni që aktorja e shpërblyer nuk do të jetë në sezonin e nëntë të horror serialit të popullarizuar të FX.

“Variety” thotë që nga burimet e besueshme ka informacionin që Poulson nuk do të paraqitet në sezonin e ri që mban nëntitullin “1984”, por ka mundësi që do të paraqitet në një rol cameo. Aktorja deri më tani është paraqitur në të tetë sezonet në ndonjërin prej roleve kryesore, vetëm në sezonin e parë ishte paraqitur në vetëm tri episode, shkruan KOHA Ditore. Kolegu i saj Evan Peters tashmë ka theksuar që aktorja ndoshta nuk do të jetë pjese e sezonit të ri, por ky është tashmë konfirmimi i parë. 20th Century Fox Television ende nuk ka komentuar për këtë lajm.

Image

American Horror Story: 1984 do ta ketë premierën më 18 shtator ndërsa deri më tani nuk dihen kurrfarë detajesh, dhe e vetmja gjë që kemi parë është teaseri që të kujton slasher filmat e viteve 1980. Në sezonin e nëntë prej aktorëve të rinj do të shohim Emma Roberts, ndërsa FX e ka miratuar serialin edhe për sezonin e 10-të, që është paraparë për vitin 2020. Interesante ështëqë Murphy nuk do të punojë në atë sezon sepse ka kaluar në Netflix.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme