Dwayne Johnson, Gal Gadot dhe Ryan Reynolds në filmin “Red Notice”

Dwayne Johnson, Gal Gadot dhe Ryan Reynolds në filmin “Red Notice”

12 July 2019 16:54

Qysh në fillim të vitit të kaluar mësuam që Dwayne Johnson do të luajë në filmin “Red Notice”, regjinë e të cilit e kishte pranuar Rawson Marshall Thurber. Thurber dhe Johnson tashmë kishin bashkëpunuar më herët në filmin Skyscraper. Pas disa muajsh u mësua që në këtë film do të jetë edhe Gal Gadot.

Legendary, New Line dhe Paramount kanë garuar për të marrë produksionin e filmit, posaçërisht pas suksesit të papritur të filmit “Jumanji: Welcome to the Jungle” të The Rock, shkruan KOHA Ditore. Universal doli si fitues i kësaj gare por ka kaluar një vit pa kurrfarë lëvizje, që në botën e filmit është shumë. Kështu që edhe lajmi i tashmë nuk befason shumë.

Netflix tani e merr përsipër “Red Notice”, bashkë me regjisorin dhe ekipin e aktorëve, ndërsa dy aktorëve të sipërpërmendur u bashkohet edhe Ryan Reynolds.

Image

Ngjarja e filmit “Red Notice” tani për tani nuk dihet, por paralajmërimi i një rrëfimi në vija të trasha u bë kur filmi ishte paralajmëruar për herë të parë: bëhet fjalë për komedinë aksion të vendosur në botën e luftëtarëve të Interpolit kundër kriminelëve, ndërsa titulli ka të bëjë me kategorinë më serioze të negativëve të cilët përpiqet t’i kapë agjencia. The Rock është një prej agjentëve të Interpolit, ndërsa Gadot do të duhej të jetë në rolin e figursë misterioze dhe gjenial në botën e artit. Roli i Reynolds tani për tani nuk është zbuluar, por disi mund t’i paramendojmë Dwayne Johnson dhe Ryan Reynolds si partnerë.

Buxheti i filmit tani për tani parashikohet 130 milionë dollarë. Nuk dihet nëse kjo shumë do të mjaftojë për të bërë një film të mirë, kur dihet që aktorët do të kenë paga shumëmilionëshe, por këtë me siguri do ta kuptojmë pas dy vitesh pasi që xhirimi pritet të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme