Charlie Sheen, Snoop Dogg dhe të tjerë të famshëm xhirojnë porosi private për para

Charlie Sheen, Snoop Dogg dhe të tjerë të famshëm xhirojnë porosi private për para

12 July 2019 14:53

Nëse ndonjëherë keni dëshiruar që të keni një porosi të personalizuar nga idhulli juaj, tani mund ta bëni këtë përmes aplikacionit “Cameo”, për më pak se 1000 dollarë. Yjet të shumta të aktrimit dhe muzikës përmes këtij aplikacioni xhirojnë porosi për para, të cilat disa prej tyre i dhurojnë për qëllime humanitare.

Caitlyn Jenner xhiron porosi për 2.500 dollarë, dhe është në krye të listët për çmimin për këtë shërbim. Në vendin e dytë radhitet Kevin O’Leary i cili kishte luajtur në filmin Shark Tank dhe i cili videon e vet e vlerëson në 999 dollarë.

Sportisti Gary Payton është në pozitën e trete më 625 dollarë, dhe është vlerësuar me pesë yje. Në listë janë edhe disa personalitete të tjera ameriaken, por theksohet reperi Snoop Dogg i cili për porosinë e vet kërkon 500 dollarë, shkruan KOHA Ditore. Për çmim të njëjtë mund të merrni porosi edhe nga Marlon Wayans, komiku dhe aktori i filmit “White Chicks”. Të dy janë të vlerësuar po ashtu me nga pesë yje.

Brian Austin Green i pashëm nga Beverly Hills mund të rezervohet për vetëm 400 dollarë, ndërsa të gjitha paratë që i merr Brian do t’i dhurojë për filtrimin apo pastrimin e ujit anembanë botës.

Charlie Sheen legjendar xhiron porosi të personalizuara për 350 dollarë, ndërsa Tom Felton flokëkaltër për 333 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme