Jason Momoa kritikohet për pamjen

Jason Momoa kritikohet për pamjen

12 July 2019 12:52

Në internet më askush nuk është i sigurt, pra as Jason Momoa, për të cilin çmenden femrat anembanë botës. Në internet janë paraqitur fotografitë e Momoas pa fanellë në të cilat Aquamani thekson muskujt për të cilët është shumë i njohur.

“Keni harruar t’ia fotoshoponi muskujt”, “Duket si babush”, “Është trashur dhe shliruar goxha”, ishin vetëm disa nga komentet. Por adhuruesit e Momoas megjithatë u rreshtuan në përkrahje të tij duke thënë që duket shkëlqyeshëm.

“E sulmojnë sepse duket më mirë se cilido mashkull mesatara”, kishte shkruar një adhurues.

Image

Por si duket Momoa nuk nevrikoset për shkak të komenteve negative, por po kanqet me familjen ne pushim në Venecie,shkruan KOHA Ditore.

Momoa nuk ësthë i vetmi aktor që ka përjetuar përvoja ët tilla të pakëndshme. Edhe kolegu i tij Henry Cavill, i cili e ka luajtur Supermanin, kishte treguar se si adhuruesit kishin pritur prej tij që gjithmonë të duket si Supermani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme