Meghan Markle do të punësohet në “Vogue”?

Meghan Markle do të punësohet në “Vogue”?

11 July 2019 20:46

Sipas “The Sun” britanik, dukesha e Sussexit, 37-vjeçarja Meghan Markle, thuhet se është në bisedime me revistën “Vogue” që të bëhet kolumniste e saj për një kolumne mujore, në të cilën do të promovonte punën e saj humanitare. Thuhet se pikërisht mikesha e saj dhe bashkëshortja e George Clooney, Amal, e kishte nxitur që të futet në negociata me revistën.

Redaktorja e “Vogue” amerikane, Anna Wintour, po ashu thuhet se është e ngazëllyer me këtë ide, kështu që do që të arrijë marrëveshje me kolumnisten e ardhshme Meghan sepse mendon që revistës me siguri do t’i sillte një publicitet mediatik shtesë dhe shumë lexues të rinj.

Deri tek ideja për bashkëpunimin kishin arritur gjatë bisedimeve për editorialin e Meghan për numrin e shtatorit të “Vogue”, ku nëna e re do të duhej të paraqitet në një varg kreacionesh të disenjatorëve të ndryshëm të modës, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, edhe pse Meghan kishte pranuar të fotografohet për këtë revistë vetëm katër muaj pas lindjes së djalit Archie, nuk dëshiron që të jetë në ballinë sepse thuhet se “mendon që theksi do të duhej të jetë tek femrat tjera të fuqishme, dhe jo tek ajo”.

Duhet theksuar edhe që deri më tani anëtarët e familjes mbretërore deri më tani e kishin të ndaluar rreptësisht që të bashkëpunojnë me mediat apo të shkruajnë për to, sepse mendohet që nuk kanë të drejtë të angazhohen në shoqëri në këtë mënyrë. Rolet e tyre janë simbolike dhe duhet të merren me punë humanitare, kështu që ky bashkëpunim i tanishëm i Meghan me mediat do të jetë i paparë deri më tani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme