Showbiz

Legjenda e ylberit në fragmentin e filmit “Judy”

Descriptive Text

Gati dy muaj pas teaser trailerit vjen fragmenti i parë zyrtar prej 2 minutash e gjysmë për dramën biografike për Judy Garland.

Glamuri dhe shkëlqimi nuk kanë hyrë në jetën e Judy Garlan pa shumë mundime e sakrifica. Në fragmentin e ri për filmin “Judy”, në të cilin rolin kryesor të këtij ylli të madh e kishte fituar Renée Zellweger, do të shohim se sa ka luftuar ajo në fakt për statusin e saj, emocionalisht dhe financiarisht.

Image

Judy do t’ua tregojë botën përmes syve të saj, shkruan KOHA Ditore. Ngjarja zhvillohet 30 vjet pas rolit në filmin kult “Magjistari i Ozit”, në vitet e vona 1960, pak para vdekjes së Garlandit.

Videomateriali i ri e paraqet Garlandin duke shkuar në hotel me dy fëmijët e saj vetëm për të mësuar që dhoma e saj është anuluar, sepse nuk ka para në llogari. Tani kur ka humbur shtëpinë dhe menaxherin është e humbur gjithnjë derisa nuk merr ofertën për punë në Londër që vjen me një çmim të madh: nëse e do, duhet t’i lërë fëmijët në Amerikë.

Do të shohim edhe se kishte pasur tremë të madhe para interpretimit, zhvillimit të lidhjes së saj të dashurisë me bashkëshortin e ardhshëm, Mickey Deans (Finn Wittrock), para skenave të xhirimit të “Magjistarit” nga Ozi dhe interpretimit të saj në Londër. Edhe pse fragmenti merr ton pozitiv në fund kthehemi në realitet kur mjeku i thotë që do të duhej të kujdesej më shumë për veten.

Regjinë e filmit e ka bërë Robert Goold, sipas skenarit të Tom Edge (adaptimi i shfaqjes teatrale, End of the Rainbow, ndërsa luajnë edhe Rufus Sewell, Michael Gambon dhe Jessie Buckley.

Judy pritet të shfaqet në kinema më 27 shtator.