“Nuk doja të isha shumë e famshme dhe e pasur”

“Nuk doja të isha shumë e famshme dhe e pasur”

11 July 2019 12:45

Kur jeni mbretëreshë e popit, madje as fluturimi nga një kontinent në tjetrin nuk kalon pavërejtshëm, ndërsa për shumë fotografi duhet edhe një përgatitje. Për këtë arsye këngëtarja Madonna javën e kaluar kishte veshur një rrobë laramane në rrugëtimin nga Londra për në New York, ku jeton.

Në portin ajror i përshëndeti hareshëm fotografët e pranishëm dhe dukej sikur fama nuk e pengon fare, edhe pse kurrë nuk e kishte dashur, shkruan KOHA Ditore. “Ambiciet e mia kurrë nuk mund të përshkruheshin si diçka që konsiderohet si sukses konvencional. Nuk kam dashur të jemë shumë e famshme ose tepër e pasur. Ky nuk ka qenë kurrë synimi im. Kur isha më e re, thosha që doja të sundoja botën, por me këtë kam menduar që dua të lë gjurmë në botë – që dua të jem dikush, sepse gjatë rritjes ndieja që nuk isha askush”, përfundoi Madonna.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme