Mariah Carey thotë se ka fjetur me vetëm pesë persona

Mariah Carey thotë se ka fjetur me vetëm pesë persona

10 July 2019 20:40

Mariah Carey e konsideron veten “disi të matur” sepse thotë se ka fjetur me vetëm pesë persona. Këngëtarja 49-vjeçare ka folur hapur për jetën e saj seksuale në një bisedë me revistën “Cosmopolitan”, duke pranuar se nuk ka lëvizur shumë në këtë fushë përgjatë viteve.

“Nuk kam pasur shumë, por ka pasur laramani”, buzëqeshi ajo për revistën. “Kam qenë me vetëm pesë njerëz në jetën time, kështu që jam paksa e matur, sinqerisht, krahasuar me shumicën e të tjerëve në këtë fushë”.

Image

Mariah ishte e martuar dy herë, me Tommy Mottola dhe Nick Cannon, dhe ka qenë e fejuar me miliarderin australian, James Packerm shkruan KOHA Ditore. Aktualisht është në lidhje me valltarin e saj rezervë dhe koreografin Bryan Tanaka.

Ish të dashurit e saj thuhet që kanë qenë edhe Derek Jeter dhe Eric Benet.

Tutje në intervistë Mariah reflektoi edhe për performancën e saj famëkeqe të vitit 2016 në Times Square për Vitin e Ri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme