Kontrata e parë e “Beatles” është shitur në ankand për 340.000 dollarë

Kontrata e parë e “Beatles” është shitur në ankand për 340.000 dollarë

10 July 2019 18:39

Kontrata e parë e grupit kult “Beatles” me menaxherin Brian Epstein është shitur për 340.000 dollarë në ankand, shkruan BBC. Paul McCartney, John Lennon, George Harrison dhe bateristi origjinal, Pete Best, e kishin nënshkruar këtë dokument më 24 janar të vitit 1962 para se të bëheshin të famshëm në tërë botën.

Me këtë kontratë Brian Epstein obligohej që të organizonte performanca të grupit dhe të menaxhonte orarin e tyre si dhe të organizonte takime me adhuruesit, shkruan KOHA Ditore. Ky dokument ishte i pari prej dy sish që kishin Epstein dhe Beatles.

“Epstein me këtë kontratë zyrtarizoi praninë e pasionit, energjisë, karizmit dhe seksualitetit të njëmendtë në skenë. “Beatles” kishin energjinë skenike, por Epstein mbolli tek ta profesionalizmin”, ka thënë Gabierl Heaton, ekspert në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s.

Në kontratë thekson që Epstein do të marrë dhjetë për qind, që mund të rritet në 15 për qind nëse fitimi i tyre tejkalon 150 dollarë në javë.

Pasi që Best e braktisi bendin, u nënshkrua edhe një tjetër kontratë më 1 tetor të vitit 1962 me Ringo Starr si baterist, ndërsa Brian Epstein në këtë dokument kishte fitim më të madh.

Paratë e grumbulluara nga shitja janë dedikuar për fondacionin humanitar “Ernest Hecht”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme