Shuhet aktori temperament Rip Torn

Shuhet aktori temperament Rip Torn

10 July 2019 13:01

Rip Torn, aktori amerikan i cili me rolet e tij e begatoi kinematografinë amerikane prej viteve 1950 e deri më tani, ka vdekur në moshën 89 vjeçare, përcjell Guardian.

Siç ka konfirmuar publicisti i tij, Rick Miramontez, Torn ka vdekur në shtëpinë e tij, i rrethuar nga anëtarët e familjes, bashkëshortja aktorja Amy Wrigat dhe vajzat Kati Torn dhe Angelica Page.

Image

Aktori kult ishet i njohur për temperamentin e tij të pakontrolluar të cilin e manifestonte kur fikeshin kamerat, shkruan KOHA Ditore. Kështu me një rast, derisa ishin të ndezura ende kamerat në xhirimin e filmit “Midstone”, ai kishte sulmuar regjisorin Norman Mailer duke e goditur me çekan në kokë.

Mailer nuk i kishte ngelur borxh duke e kafshuar Ripin në vesh.

Për publikun tonë Torn është më i njohur me rolin në filmin “Men in Black” nga viti 1997. Përveç kësaj, roli i tij i spikatur në filmin “Cross Creek” i kishte sjellë nominimin për Oscar për rolin më të mirë dytësor. Një rol të mirë kishte edhe në serialin humoristik “The Larry Sanders Show”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme