Showbiz

E tepron me intervenime: Nicole në moshën 52-vjeçare pa asnjë rrudhë...

Aktorja amerikane Nicole Kidman (52) ka vite që është në shënjestër të mediave për shkak të operacioneve të dyshuara plastike të cilave u është nënshtruar, ndërsa publiku veçanërisht u befasua nga pamja e saj në ceremoninë ndërkombëtare të çmimeve Taormina Arte në Sicili.

Aktorja shokoi me fytyrën e saj çuditërisht të shtrënguar, ndërsa fansat mezi e njohën atë.

“Kështu nuk duket një grua në moshën 52-vjeçare. Duket sikur dikush e ka hekurosur”, - komentuan fansa të shumtë. Në vitin 2007, Nicole Kidman e mohoi faktin se kishte bërë operacion plastik dhe korrigjime, shkruan KOHA Ditore. Ajo deklaroi se në një rast e kishte provuar botoksin, por shpejt kishte hequr dorë nga ai. Prandaj nuk është për t'u habitur që publiku po pyet se si është e mundur që dikush mund të ketë fytyrë aq të shtrënguar në moshën 52-vjeçare.

“Nuk kam bërë kurrfarë operacioni. Vendosi krem për diell, nuk pi duhan dhe kujdesem për veten time. Kushdo që dëshiron le të bëjë çfarë të dëshirojë, por unë personalisht besoj se vetëm duhet të jeni fizikisht fit”, - shpjegoi aktorja dhe tregoi se pse nuk dëshiron të përdorë botoks më shumë.

“Nuk më pëlqeu mënyra se si dukej fytyra ime dhe nuk e përdor më atë, ndërsa tani mund ta lëviz ballin përsëri”, – u tall Kidman në vitin 2013.