Showbiz

George Clooney e bën regjinë dhe luan në trilerin e ri të Netflixit

George Clooney e ka gjetur një film të ri në të cilin do të luajë dhe të cilit do t’ia bëjë regjinë.

Aktualisht është duke u bërë para-produksioni i filmit për momentin i paidentifikuar, i cili është i bazuar në romanin SF të Lily Brooks-Dalton, “Good Morning, Midnight”, dhe i cili do të shfaqet në Netflix. Përshtatjen e skenarit e ka bërë Mark L. Smith, ndërsa fillimi i produksionit është planifikuar për tetor.

Ngjarja e romanit është e vendosur në një botë post-apokaliptike, në të cilën i ndjekim dy ngjarje, atë të shkencëtarit të vetëm Augustine (Clooney), i cili përpiqet të bjerë në kontakt me ekipin në anijen kozmike e cila kthehet në Tokë. Në vitin 2016, libri u shpall libër i vitit, shkruan KOHA Ditore.

"Grant dhe unë jemi shumë të ngazëllyer që jemi pjesë e këtij projekti të mahnitshëm. Mark është shkrimtar të cilin e admiroj prej kohësh, dhe skenari që ai e ka shkruar është i mahnitshëm. I gëzohemi faktit që do të punojmë së bashku me miqtë tanë në Netflix", tha Clooney për The Wrap.

Clonneyn e kemi parë për herë të fundit në rolin e vitit 2016 në dramën aksion-kriminalistike, Money Monster, ndërsa detyrën e regjisorit ai e kishte dy vjet më parë për dramën Suburbicon. Clooney kohët e fundit i ka bërë regjinë, produksionin dhe edhe ka luajtur në disa episode të serisë “Catch 22” për shërbimin streaming Hulu, ndërsa ky do të jetë projekti i tij i parë me Netflixin.