Showbiz

Judi Dench: “Nuk mund ta fshini punën e Harvey Weinstein dhe Kevin Spacey”

Judi Dench dëshiron që njerëzit të vazhdojnë ta shijojnë punën e Kevin Spacey dhe Harvey Weinstein - pavarësisht akuzave kundër tyre për sulmet seksuale.

Disa femra, përfshirë Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie, dolën publikisht me akuzat e tyre kundër Weinstein në tetor të vitit 2017, ndërkohë që ai po përballet me gjykim për pesë akuza për sulme seksuale, përfshirë atë për përdhunim të shkallës së parë. Ai e mohon përfshirjen në seks jokonsensual.

Shpërthimi publik ndaj akuzave kundër Weinstein përfshiu një numër figurash të tjera hollivudiane, përfshirë Spacey, i cili është akuzuar për sjellje grabitqare nga disa meshkuj, përfshirë aktorin Anthony Rapp, i cili pohon se ai e ka keqtrajtuar atë si adoleshent, shkruan KOHA Ditore.

Megjithëse Dench, 84 vjeçe, i dënon veprimet e supozuara të këtyre të dyve, ajo beson se puna e tyre duhet të jetojë, meqë arti duhet të ndahet nga personi.

Ylli i “Skyfall” tha për revistën britanike “Radio Times”: "A do t’i mohojmë 10 vjet në Old Vic (teatrin e Londrës) dhe gjithçka që ai bëri (si drejtor artistik atje) - sa i mrekullueshëm që ai ka qenë në të gjithë ata filma? A nuk do t'i shikojmë të gjithë ata filma për të cilët Harvey e bëri produksionin?

"Nuk mund t’ia mohoni talentin dikujt. Atëherë nuk duhet ta shikoni as pikturën e Caravaggio (ai ishte vrasës). Gjithashtu nuk duhet të kishit shkuar kurrë për ta parë Noel Coward (i cili u akuzua për sjellje grabitqare)".

Legjenda britanike e aktrimit e ka një lidhje personale me të dy këta meshkuj, meqë Weinstein e bëri produksionin e Shakespeare in Love - filmi për të cilin Dench e fitoi Oscarin për aktoren më të mirë mbështetëse - ndërsa ylli i Usual Suspects (Spacey) e ngushëlloi atë pas vdekjes së bashkëshortit të saj Michael Williams në vitin 2001.