Showbiz

Jennifer Lopez kishte ndier “elektricitet të çuditshëm” me Alex Rodriguezin gjatë takimit të vitit 2005

Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj i ri Alex Rodriguez kishin përjetuar një "elektricitet të pazakontë" kur u takuan së pari në vitin 2005.

Këngëtarja, e cila ishte e martuar me yllin e muzikës, Marc Anthony në atë kohë, e pranon se kurrë nuk kishte pasur lidhje të tillë me dikë tjetër dhe ende e kujton takimin me superyllin tani të pensionuar të bejsbollit, në tunelin e stadiumit Shea gjatë një loje të New York Mets kundër ekipit të Rodriguez, New York Yankees, shkruan KOHA Ditore.

Image

"I shtrënguam duart, dhe ishte një elektricitet i pazakontë për rreth tre sekonda", kujton Lopez në një artikull të ri për Sports Illustrated. "Ishte tre deri në pesë sekonda të shikimit të dikujt në sy, dhe të ngecjes në atë pozitë".

Rodriguez, i cili ishte i martuar me Cynthia Scurtis në atë kohë, e kishte quajtur J.Lo takimin e tij të ëndrrave në një intervistë të vitit 1998.

Çiftit iu desh të priste edhe 12 vjet pas takimit të tyre në stadiumin Shea që ta fillonin lidhjen pasi që Lopez iu afrua Rodriguezit në një ndejë në Beverly Hills Hotel, në vitin 2017. Ata e kishin takimin e tyre të parë disa ditë më vonë, dhe janë së bashku prej atëherë.