Showbiz

Pushimet e familjes Obama, për drekë te Bono, për darkë te George

Barack Obama dhe familja e tij po shijojnë pushime përrallore në Europë, ku përveç bukurive të plazheve dhe qyteteve historike po kalojnë edhe kohë me yjet e muzikës dhe kinematografisë.

Të premten, Barack dhe bashkëshortja Michelle, bashkë me vajzat Sasha dhe Malia, siç transmeton dita, kaluan një drekë të këndshme me solistin e U2, Bono, ndërsa destinacioni i tyre i ardhshëm është një vizitë disaditëshe në vilën luksoze të George dhe Amal Clonney në liqenin e Komos.

Ish-Presidenti është parë të shëtisë bashkë me Bonon dhe familjen e tij në qytetin mesjetar francez Èze ndërsa drekën e kanë konsumuar në restorantin luksoz “La Chèvre d’Or”.

Bono dhe Obama kanë miqësi të hershme, si dhe kanë realizuar bashkë një projekt kur Obama ishte president.

Gjatë gjithë javës, familja Obama ka vizituar pika turistike në jug të Francës, ndërsa ndalesa e radhës është vila e aktorit amerikan Clooney.

Për të siguruar qetësinë e tyre, autoritetet kanë vendosur që të gjobisin deri në 500 euro varkat që nuk qëndrojnë deri në 100 metra larg “Villa Oleandra”, rezidenca e Clooneyt, e cila zakonisht është e lejuar për t’u vizituar nga publiku.