Showbiz

Arrijnë pamjet e para të vazhdimit të “The Shining”, “Doctor Sleep”

Descriptive Text

Adaptimi filmik i vitit 1980 “The Shining”, i cili bazohet në librin e autorit amerikan Stephen King është një prej filmave më të famshëm horror të të gjitha kohërave. Pasi që autori shkroi vazhdimin e librit, “Doctor Sleep”, ishte vetëm çështje kohe që edhe ky të adaptohej për ekranin e madh.

Tani dihet edhe data e publikimit pasi që Warner Brothers publikoi trilerin e filmit.

Image

Në klipet e shfaqura, në qendër të vëmendjes është Dan Torrance, djali i Jack Torrance,personazhit kryesor të filmit të parë, që tani është rritur dhe në film luhet nga aktori Ewan McGregor, që njihet për rolet e tij në “Star Wars”, “Ghost”, “Angels and Demons” etj., shkruan KOHA Ditore.

Filmi do të dalë për publikun në datën 8 nëntor, por skenaristi Akiva Goldsman ka treguar se filmi kishte filluar të zhvillohej që prej vitit 2014, dhe në 2016 filmin e mori kompania Warner Brothers. Gjatë kësaj kohe filmi hasi në shumë pengesa, dhe nuk mund të fillonte xhirimi pasi që nuk mund të gjenin buxhet të mjaftueshëm. Ky problem u zgjodh pasi që u shfrytëzuan paratë që erdhën në llogarinë e kompanisë nga suksesi i madh i filmit “It”. Në janar 2018 Warner Bros angazhoi Mike Flangan që të rishkruante tekstin e Goldsmanit dhe të bënte regjinë e filmit. Xhirimet filluan në shtator 2018 dhe mbaruan në dhjetor. Nga janari i këtij viti Flangan filloi editimin dhe tani filmi pritet të publikohet në nëntor.